Manchester City nuk synon t’i lërë vend befasive edhe kur bëhet fjalë për sezonin 2025-2026. Kampionët e Anglisë po përgatisin terrenin për të gjetur pasuesin e Pep Guardiolës. Duket se ka vendosur të largohet në fund të edicionit që pritet të nis në muajin gusht.
Sipas asaj që raportohet në mediat spanjolle. Drejtuesit e City-t i kanë vendosur afat vendimit të tij deri në periudhën e Krishtlindjes, për t’i lënë afat të mjaftueshme për projektuar stolin e së ardhmes.
Anglezët janë të vetëdijshëm për sfidën që do të paraqesë zëvendësimi i Guardiolës. Ndikimi i tij në klub shtrihet përtej trofeve të fituara. Ai ka riformuar stilin e lojës së ekipit dhe nivel të ri profesionalizmi. Klubi është i prirur të ketë sa më shumë kohë të jetë e mundur për të identifikuar dhe vlerësuar zëvendësuesit e mundshëm.
Kjo periudhë tranzicioni do të jetë vendimtare, në ruajtjen e kulturës dhe filozofisë që Guardiola ka rrënjosur. Që kur mbërriti te Manchester City në vitin 2016, Guardiola e ka transformuar klubin në dominuese të futbollit anglez dhe atë evropian.
Nën drejtimin e tij, City ka siguruar 15 trofe. Duke përfshirë gjashtë tituj të Premier Ligës, katër prej të cilëve radhazi.
Klan News