Roberto Mançini nuk është më trajneri i Arabisë Saudite! Pas disa javëve të mbushura me tension dhe polemika, federata saudite mori vendimin që të ndërpresë bashkëpunimin me italianin, që udhëhoqi të kaltrit drejt fitimit të kampionatit europian në vitin 2021.

Vendimi kishte disa javë që po diskutohej dhe mungonte vetëm një marrëveshje për pagesën që duhej paguar për ndërprerjen e kontratës mes palëve. 59-vjeçari e drejtoi ekipin në 20 ndeshje, ku fitoi vetëm 8 prej tyre.

Mançini ishte në qendër të kritikave nisur edhe nga rroga e tij e lartë prej 25 mln Euro. Më 14 Nëntorin e ardhshëm do të jetë sfida vendimtare e Arabisë Saudite kundër Australisë në Melburn.

Një nga emrat që pëlqehet për të marrë drejtimin e përfaqësueses është Zinedin Zidan. Por federata ka kontaktuar edhe me argjentinasin Ramon Diaz dhe francezin Hervé Renard.

Ky i fundit e njeh mirë kombëtaren saudite, pasi e udhëhoqi atë drejt kualifikimit në kampionatin Botëror Katar 2022.

Klan News