Didier Deschamps do të largohet nga drejtimi i Francës pas Botërorit 2026 dhe Zinedin Zidane shihet si kandidati më i mundshëm për tu ulur në stol.

Deschamps deklaroi si Zidane është i paparashikueshëm, por shtoi se nuk e di nëse do të marrë drejtimin e kombëtares.

Në intervistën për mediat franceze, ai zbuloi edhe arsyen e largimit nga Franca.

“Zidane është një kandidat shumë i vlefshëm, i natyrshëm dhe i paparashikueshëm. Nuk e di nëse ai dëshiron të marrë drejtimin e kombëtares. Nuk jam i lodhur apo i rraskapitur, por dua kohën time. Të gjitha gjërat marrin fund në një moment. Kombëtarja franceze është një gjë e bukur për mua. Kam kaluar aty 25 vite të jetës sime profesionale, si trajner dhe lojtar”, deklaroi Deschamps.

/tvklan.al