Fama e qytetit të Sarandës vazhdon të rritet. Ky qytet është në krye të listës së udhëtimeve të turistëve italianë që duan të shkojnë me pushime në plazh.

Media italiane ManInTown.com ndan pesë eksperiencat që nuk duhen humbur gjatë pushimeve në këtë qytet. Një nga ndalesat e para që udhëtarët duhet përfshijnë në itinerarin e tyre është Kalaja e Lëkurësisë.
Kalaja është e vendosur në majë të një kodre, nga e cila turistët mund të shijojnë pamjen vërtet magjepsëse të detit dhe peisazhit përreth.Udhëtarët duhet të provojnë plazhet e Sarandës.

Plazhet më të bukura në këtë zonë ndodhen në shtrirjen që lidh Sarandën me Ksamilin. Udhëtarët mund të vizitojnë Plazhin e Manastirit, Plazhin e Pulëbardhës dhe Plazhin e Ksamilit. Rekomandohet që turistët të vizitojnë Manastirin e Shenjtorëve i cili gjendet rreth 10 minuta larg me makinë nga qendra e Sarandës.
Sa i përket vendeve historike është një tjetër pikë që rekomandohet dhe bëhet fjalë pikërisht për Parkun Arkeologjik të Butrintit i cili është pjesë e listës së Unesco-s.
Saranda është një pikënisje e shkëlqyer për të vizituar mrekullitë e tjera që e rrethojnë, qoftë edhe në pak orë. Udhëtarët mund t’i kushtoni një ditë ishullit të Korfuzit, duke pasur parasysh afërsinë e tij me qytetin.
Klan News