Mësuesit kërkojnë rritje të pagave: Janë më të ulëtat në rajon

Zilja e parë e shënoi fillimin e vitit të ri shkollor, por jo në të gjitha shkollat. Me dilema dhe pasiguri, nxënësit iu drejtuan bankave shkollore, atje disa të mirëpritur, disa pas dyerve të mbyllura. Ministri për Arsim dhe Shkencë, Arbër Ademi është i bindur se fillimi i vitit të ri shkollor është i suksesshëm dhe se ekziston zgjidhje për problemet e punëtorëve të arsimit.

Nuk është paralajmëruar takim për ditën e nesërme, thonë nga Sindikata për Arsim dhe Shkencë, por presin që deri në fund të muajit të ketë zgjidhje, janë të kënaqur nga bashkëpunimi me Ministrinë, por bisedimet e mëtejshme duhet të jenë në dobi të të gjithë punëtorëve të arsimit, me qëllim që të ruhet dinjiteti i këtij profesioni.

“Po, pres telefonatë nëse jo takim. Po, kemi qenë në kontakt dje. Kemi marrëdhënie korrekte me ministrinë, kemi qëllime të përbashkëta me ministrinë në pjesën e statusit social të të punësuarve në arsim, por kjo është e pamjaftueshme, mungojnë rezultatet”.

Rreth presioneve mbi drejtorët dhe arsimtarët, nga SASHK-u pohojnë se kanë qenë minimale, ndërsa greva është zhvilluar pa ndërprerje. Shoqata sindikale pret që në afat sa më të shkurtër kohor të ketë zgjidhje, në qoftë se kjo nuk ndodh janë të gatshëm për grevë të përgjithshme dhe aktivitete të tjera të garantuara me ligj. Në pjesën e pagave të punëtorëve të arsimit në rajon nga SASHK-u theksojnë se Maqedonia vazhdon të ketë pagat më të ulëta në rajon.

Tv Klan