Tifozët kuqezi kanë nisur numërimin mbrapsht për nisjen e ndeshjes së parë të kombëtares së tyre të zemrës. Shqipëria këtë të shtunë në orë 21:00 ka ndeshjen e parë për Europianin 2024, ndaj Italisë.
Rreth 51 mijë tifozë shqiptarë do të jenë në stadiumin “Signal Iduna Park” në Dortmund për të përjetuar nga afër emocionet e ndeshjes së shumëpritur.
Ndërkaq, stadiumi “Nënë Tereza” në Rinas është pushtuar nga ngjyrat kuqezi. Mijëra shqiptarë presin me padurim që t’i hipin avionit drejt Gjermanisë për të qenë mbështetës dhe tifozë të zjarrtë të Kombëtares shqiptare.
Gazetarja e Tv Klan Bleona Metushi na jep më shumë detaje për atmosferën në aeroportin e Rinasit. Ajo bëri të ditur së gjatë mëngjesit të ditës së sotme janë nisur 7 avionë drejt Gjemanisë, teksa në vazhdim pritet të ngrihen në fluturim dhe 7 avionë të tjerë me tifozë shqiptarë.
“Në aeroportin e Rinasit deri më tani janë nisur 7 udhëtime drejt Gjermanisë, dhe 7 të tjera pritet të zhvillohen në orët në vijim janë udhëtime që janë të parashikuara dhe lidhen drejt për së drejti me zhvillimin e Kampionatit Europian në Gjermani. Lidhen me nisjen e tifozëve të Shqipërisë në drejtim të qyteteve të ndryshme atje, por kryesisht gjatë ditës së sotme në Dortmund. 7 udhëtimet e tjera priten në nisen nga ora 12:45 dhe përmbyllen sipas të dhënave zyrtare në orën 20:00,” raporton gazetarja.
Për të gjithë tifozët të cilit nuk do të jenë në stadium, mund ta shikojnë ndeshjen në dy “Fan Zone” në Tiranë. Gjithashtu televizioni Klan ofron përmes ekranit ekskluzivisht dhe falas emocionet e çdo ndeshjeje.
/tvklan.al