Emocione të forta janë përjetuar këtë të hënë në spektaklin “Në kurthin e Piter Pan”, në Televizionin Klan, ku aktorja e humorit Marjana Kondi foli për mungesën e babait në jetën e saj dhe rëndësinë e nënës.

Unë marrëdhëniet me babanë tim nuk i kam patur siç i keni juve. Unë kam qenë 3 vjeçe kur babi nuk ishte më me mua, por mbaj mend që më sillte çokollata…Kam patur një kukull me emrin Zana, një çantë bojë rozë, një makinë të zezë në formë breshke, se babi im ka qenë pilot,  ndër pilotët e parë që bënte fluturime shumë të rëndësishme dhe shumë të rrezikshme madje. Jeta shkoi ashtu siç shkoi dhe kur unë isha në moshën 49 – 50 vjeçe, unë e kam takuar babanë tim për herë të parë dhe çuditërisht portreti i tij ishte ashtu siç e kisha lënë 3 vjeçe

”.

Ndërkohë, Kondi nuk arriti t’i mbante dot lotët teksa fliste për mamanë.

Mami është gjëja më e bukur që ka bërë natyra. Natyra ka bërë tri gjëra të bukura”

tha mes lotësh aktorja e humorit, duke shtuar se

“këto emisione janë kaq të bukura sepse edhe njerëzit që nuk janë në këtë botë, ne i sjellim këtu, sikur janë edhe mamatë, që janë më të bukurat në të gjithë botën.

/tvklan.al