Nënkrytari i bashkisë së Tiranës, gjatë një interviste për “Klan News” tha se banorët që preken nga ndërtimi i lagjes së re në zonën e “5 Majit” do të dëmshpërblehen 100% për pronën, nëpërmjet shkëmbimit të pronës së tyre me objektet e reja që do të ndërtohen në lagjen e re.
I pyetur në lidhje me protestën e banorëve dhe me ankesat e tyre Mazniku ka dhënë këtë përgjigje.
Lagjja e re “5 Maji” do të kthehet në një qendër të re urbane për 11 mijë banorë, me apartamente, njësi shërbimesh tregtare, shkolla, kopshte, çerdhe dhe godina institucionesh.
Klan News