Edhe këtë vit ka vijuar rituali i nderimit të dëshmorëve si çdo 5 Maj.
Ata kanë dhënë jetën e tyre për liri, demokraci, të drejtat e njeriut dhe dinjitetin e çdo shqiptari.
Në Ditën e Dëshmorëve të Kombit, Kryeministri Edi Rama, kryeparlamentarja Lindita Nikola dhe kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, kanë kryer homazhe në Memorialin “Nënë Shqipëri” në nderim të të rënëve në luftën anti-fashiste.
Me Himnin Kombëtar në sfond, ata vendosën kurora me lule te Varrezat e Dëshmorëve te atdheut.
Dita e Dëshmorëve e ka origjinën në 5 Maj 1942, kur u vra Qemal Stafa, i cili me veprimtarinë e tij u kthye në simbol të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare.
Në statusin e Dëshmorit të Atdheut përfshihen dëshmorët e të gjitha periudhave historike, madje edhe të rënët në vitet 1997-1999, në Shqipëri dhe në Luftën Çlirimtare të Kosovës.
Klan News