Në botë riciklohet vetëm 9% e mbetjeve plastike. Në vit, në nivel planetar prodhohen 500 mln ton material plastik, që ndikon fort në një modifikim të Tokës, duke ndikuar në problemet aktuale si ndryshimet klimatike dhe të ekosistemeve e zinxhirit të jetës.
Plastika që është një material me të cilin ne kemi kontakt të përditshëm, përbëhet nga një përzierje e shumë substancave kimike, shumë prej të cilave janë toksike dhe mund të ndikojnë ekosistemin dhe shëndetin njerëzor.
Duke u bazuar në literaturën shkencore, në vitin 2022 në botë u prodhuan 506 mln ton, ndërkohë që nga viti 1950 deri më sot rezultojnë 11 mijë mln ton plastike. Pra me këto shifra është i qartë impakti mjedisor, qoftë ky indirekt apo direkt, dhe nuk është vetëm çështje mbetjesh.
Sipas ekpertëve nga shumë fusha, problemi mbi Sistemin Tokë, nis që nga grumbullimi i materialeve për ta krijuar, prodhuar, përdorur e ricikluar, dhe pasojat me secilin nga këto etapa.
Klan News