Vetëm pak orë para meshës së shenjtë që do të mbahet sonte në mesnatë për Lindjen e Krishtit, kreu i Dioqezës Tiranë-Durrës, Arjan Dodaj, ndau urimin për besimtarët e krishterë që këtë festë e kanë ndër më të rëndësishmet në kalendarin e festave të tyre fetare.

Në mesazhin e tij, Dodaj e vuri theksin tek rëndësia e familjes dhe vazhdimësia dhe edukimi në breza për të bërë vepra të mira e për të vlerësuar gjithçka kemi.

Imzot Arjan Dodaj: Të lejojmë të edukohemi dhe të edukojmë fëmijët tanë se Toka është një dhuratë e shenjtë për të gjithë e cila ka nevojë të pushojë pas 30 vjet zabtimi dhe konsumimi. Të promovojmë ruajtjen e natyrës mahnitëse. Të dashur vëllezër dhe motra po hapet një vit jubilar, një vit shprese. 2025 vite nga ardhja e Krishtit. Zoti fëmijë është drita e vërtetë e zemrës së njerëzimit. Ndriçon çdo njeri. Të reflekojmë në këtë dritë hyjnore. Jezusi me zemrën e tij njerëzore dhe hyjnore e bëftë zemrën e secilit prej nesh më të hapur, më të paqtë, zemër siç themi ne të bardhë. Gëzuar e për shumë mot të gjithë shqiptarëve Krishtlindjen!

Edhe Arqipeshkvi i Metropolitit Shkodër-Pult, Angelo Massafra me mesazhe pro paqes, i dërgoi besimtarëve edhe urimin për sa më shumë lumturi. Besimtarët e krishterë çdo 24 Dhjetor ndjekin meshën e Lindjes së Krishtit, ndërsa me 25 Dhjetor, Krishtlindja kulmon me urimet dhe drekën traditë me familjarët.

Tv Klan