Ministri i Financave, Avdullah Hoti, në fjalimin e tij për fundvit ku ka bërë prezantimin e të arriturave të ministrisë që drejton, ka thënë se në vitin 2016 janë shtuar 18 mijë vende pune, njofton Klan Kosova.
Hoti deklaroi se gjendja është përmirësuar shumë në këto dy vjetet e fundit dhe se është caktuar tashmë një trend i mirë edhe për vitin e ardhshëm.
“Të gjitha statistikat janë se ka një aktivitet të shtuar ekonomik dhe është vendosur një bazament i mirë për të shkuar me tutje në vitin tjetër”.
Hoti pohoi edhe se rritja ekonomike për këtë vit duhet të jetë diku mbi katër për qind.
“Po ashtu është përfunduar 85 për qind e programit legjislativ. Kemi pasur rekord të të hyrave në Dogana me një miliard euro, ndërsa 2308 biznese janë pajisur me arka fiskale”.
“Qytetarëve u janë kthyer 13 milionë euro nga ATK dhe 216 milion euro borxhe janë falur. Kurse nga 221 shoqëri të mëdha biznesesh tani janë 248 dhe punësimi aty është rritur për 11 për qind”, tregoi Hoti./Klan Kosvoa.