Në orët e mesditës dhe pikërisht në orën 14:00 (katërmbëdhjetë) dy fëmijë të moshave 6 (gjashtë) dhe 10 (dhjetë) vjeç janë mbytur në ujrat e lumit Ishëm. Dy fëmijët ishin kushërinj të parë nga babai dhe banonin në fshatin Larushk të Fushë Krujës së bashku me familjet dhe një pjesë të madhe të farefisit. Kamerat e televizionit tonë u ndodhën në fshatin Larushk në momentin e pritjes së ngushëllimeve takuam të afërm të dy viktimave dhe i pyetëm për rrethanat në të cilat ndodhi ngjarja e rëndë.
“Ata kanë shku të shtatë, janë bo shtat fmijë kanë shku ke lumi atje, afër lumit kanë qënë një gropë me gëlqere. Ata tu gjujt për peshk kanë ra mrena.”
“Ësht fut më i vogli aty mrena, ky më i madhi ësht fut me i kap kto edhe ka pa tu u mbyt kët t’voglin edhe ka ngel edhe ky mrena, kanë fillu tu bërtit kalamjt tjerë edhe kanë shku njerzit me i shpëtu. Kto dy mjert kanë vdek mrenë të dy bashk.”
Gazetari: Kur ka ndodh ngjarja?
“Ndodh ngjarja nga ora dy kshu, ka qenë ngjarje e jashtzakonshme.”
Po ashtu të dy kushërinjtë e parë M. S. dhe E. S mësohet të kenë qenë përkatësisht në klasën e parë dhe të katërt. Në momentin kur ata janë mbytur kanë qënë të pranishëm dhe fëmijë të tjerë të po asaj moshe. /tvklan.al