Me 108 vota pro, janë miratuar në Parlament ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

“107 vota pro elektronike, 1 votë pro me karton. 108 vota pro, 0 abstenim dhe 0 vota kundër. Hyn në fuqi ligji pas miratimit në Kuvend”, tha kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali.


Ndryshimet në Kod Zgjedhor përfshijnë një sërë “lehtësirash” për votën e diasporës, që nga pagesa e postës nga shteti e deri te afati për regjistrimin e partive dhe kandidatëve (12 Mars).

Theksojmë se nga rendi i ditës u hoq votimi për Avokatin e Popullit, pasi nuk pati dakordësi mes palëve politike. Opozita kërkoi të “bashkohen votat për Besim Ndregjonin. Kryedemokrati Sali Berisha vlerësoi kontributin e Ndregjonit në mbrojtjen e të drejtave të të përndjekurve politikë dhe theksoi angazhimin e tij të fortë për drejtësi dhe barazi.

/tvklan.al