Mbrëmë në spektaklin e “Love Story” në Tv Klan iu dha mundësia që të kërcenin së bashku Deas dhe Albionit, të cilët patën një kërcim mjaft romantik shoqëruar me puthje dhe përqafime.
Andi ishte i pari që u prek nga ajo skenë, i cili erdhi me vrap në dhomën e kuqe dhe dha një deklaratë mjaft të fortë, ku dukej se kishte vendosur që me Dean të kishte vetëm një raport shoqëror pas asaj që kishte parë dhe ndjerë në ato momente.
Daniela: Kur unë kërkova takimin me Rein dhe pashë që Dea u çua duke përqafuar Albionin, duke u puthur në skenë, më erdhi shumë keq për Andin. Ajo i dha trëndafilin dhe s’mund ta injorosh në atë mënyrë.
Andi: Është një mungesë respekti dhe ofendimi ndaj meje t’i japësh trëndafilin një djali dhe më pas të dalësh në vallëzim duke kërcyer dhe u puthur me një person që i ke dhënë një puthje në takim të parë. I them Deas se mund të bëj një takim shoqëror, por jam vërtetë i zhgënjyer.
Mendoj se nga pjesa e vallëzimit, pashë se Dea dhe Albioni janë më shumë të afruar se duhet. Nuk mendoj se Dea për momentin është e gatshme për të njohur dikë tjetër./tvklan.al