Rrugëtimi i 4 fronistëve Daniela, Jonny, Dea dhe Kristi në Love Story
Dy propozimet e fundit të Adrianos, Xheni dhe Sellma në finalen e Love Story
“Rrugëtimi im nga Love Story do jetë me dy valixhe me vete”, Adriano merr vendimin për Sellmën dhe Xhenin
Adriano vendosi që të dalë vetëm nga Love Story. Fronisti, i cili hyri së fundmi në program, tha se koha ishte e pamjaftueshme për të marrë një vendim të madh.
Vendimin e tij ua tha Sellmës dhe Xhenit, me dy vajzat që zhvilloi takimet e fundit.
“Rrugëtimi im nga Love Story do jetë ashtu siç e tha Algerti, me dy valixhe me vete”, tha Adriano.
Takimin e fundit me Sellmën, Adriano e zhvilloi në Tiranë, ndërsa me Xhenin, në Milano e Como.
Je gati të kapërcesh oqeanin? Si përgjigjet Sellma
Adriano zhvilloi takimin me Sellmën në këtë natë të fundit të programit “Love Story”.
Fronisti ka qenë i drejtpërdrejtë me konkurrenten dhe e ka pyetur nëse do ishte gati të shkonte me të në SHBA nëse të dy do vazhdonin që të dilnin bashkë nga programi.
Përgjigja e Sellmës ishte jo shumë e sigurt.
Adriano: Nëse do merrnim një vendim që të vazhdonim bashkë je gati për një kapërcim aq të madh se oqeani është shumë i madh.
Sellma: Mbase do kërkoja më shumë kohë, mbase po! Nuk e di, nuk jam shumë e qartë.
Dyshja e mbylli takimin romantik me një vallëzim.
Zyrtarisht çift në Love Story, Katerina i thotë Enit ‘të dua’
Sezoni i këtij viti i Love Story u mbyll ashtu siç i ka hije një programi dashurie. Eni dhe Katerina janë zyrtarisht çift dhe vendosën që ta vazhdojnë edhe jashtë programit lidhjen e tyre.
Fronistja kishte përgatitur një surprizë mjaft të veçantë për Enin. Fillimisht Katerina i kishte vendosur një sfidë, ku ai do të rendiste takimet nga i pari tek i fundit.
Askush nuk e priste që pasi të ktheheshin nga pas të gjitha kornizat me fotot e takimeve aty të shkruhej: Të dua!
“Ishte surprizë shumë e bukur, nuk e prisja”, tha më pas Eni.
Konkurrenti u shpreh se ndjenjat e tij do të shtohen për Katerinën gjithnjë e më shumë.
“Uroj që të të kem tek zemra ime dhe gjithmonë pranë meje”, tha Eni.