Dafina Zeqiri dhe DJ Geek janë padyshim një prej çifteve më të komentuar dhe të dashur për publikun shqiptar. Dyshja nuk kanë ngurruar asnjëherë që të shfaqin publikisht dashurinë që kanë për njëri-tjetrin përmes dedikimeve të shumta në rrjetet sociale.
Së fundmi, këngëtarja ka publikuar në InstaStory një foto ku dhe ka treguar dhuratën që ka marrë nga gjysma e saj më e mirë, krahas së cilës ka shkruar:
“Nuk jam e llastuar, burri im thjesht më do”
Sjellim në vëmendje se para disa ditësh, DJ Geek publikoi një këngë me titullin “Love of mine”, kënduar nga Dafi që duket se erdhi si një dedikim mjaft i ëmbël për lidhjen e tyre të dashurisë./tvklan.al