Dafina Zeqiri është shtatzënë!
Këngëtarja ka zbuluar se është në pritje të ëmbël me fëmijën e saj të parë nga martesa me Kreshnik Gjergjin.
Përmes disa fotove të ndara në rrjetet sociale, Dafina ka treguar momente të ndryshme dhe video nga ekografitë e kryera. Ajo shkruan se ka vendosur t’i besojë mjekëve në Kosovë ku do të jetë edhe vendlindja e djalit, ndonëse ka mundësinë që të gjithë rrugëtimin ta ndjekë në Suedi.
Dafina e ka zbuluar në tekst gjininë e bebit, por bashkëshorti i këngëtares, Kreshniku, s’e ka fshehur lumturinë duke komentuar:
“S’ka rëndësi djalë a vajzë, e rëndësishme që djali të jetë shëndoshë”.

/tvklan.al