Albana Murra është ndër tifozet e diasporës së Shqipërisë që do ta përkrahë vendin nga Spanja. Edhe pse Shqipëria do të përballet me Spanjën, ajo nuk ka asnjë dyzim se për kë do të bëjë tifo. Këtë e demonstron edhe gjatë lidhjes së drejtpërdrejtë me “Opinion” në Tv Klan ku u shfaq e veshur me një fanellë kuqezi.
Gjatë bisedës, Albana përshkruan atmosferën në Spanjë. Ajo është shumë optimiste për Shqipërinë për shkak të risive që ka sjellë Sylvinho. Gjithashtu tregon se ekipi spanjoll nënvlerëson Shqipërinë, por ky mund të jetë avantazh.
Albana Murra: Ata kanë shumë dëshirë që të fitojnë, jo vetëm dëshirë, por kanë edhe besim për shkak se Spanja e ka në gjak futbollin, unë kam 7 vjet që jam këtu dhe njerëzit janë shumë të apasionuar, jo vetëm djemtë, por edhe vajzat. Djali im është shumë i përfshirë në futboll dhe jo vetëm djali im, unë e shikoj, 80% e fëmijëve luajnë futboll që të vegjël fare. Ata kanë besim që do të fitojnë, por unë kam besim që do të fitojë Shqipëria sepse Sylvinho e ka ndryshuar të gjithë strategjinë. Kemi një ekip shumë të mirë siç u tha edhe në studio dhe kemi diçka që ata të tjerët nuk e kanë ndoshta, besimin, grintën dhe dëshirën shumë të madhe për të triumfuar. A është e vështirë? Patjetër që është e vështirë, por Real Madridi që është skuadra ime e dytë pas Shqipërisë që jam tifoze shumë e zjarrtë e Real Madridit, e ka vërtetuar disa herë që ka fituar në minutën e fundit, kështu që futbolli gjithmonë surprizon.
Blendi Fevziu: Ne kemi të kundërtën, zakonisht hamë gol në minutën e fundit. Këtë problem kemi pasur gjithmonë.
Albana Murra: Mos ndill keq. Pastaj, më kujtohet viti 2004 kur Greqia pasi kishte fituar Europianin, ne e mundëm 2-1 kështu që flamuri më i bukur në botë…
Blendi Fevziu: Po atmosfera në shtypin spanjoll si është?
Albana Murra: Unë po lexoja qëparë disa artikuj dhe ata vënë shumë fokus te fakti që pjesëtarët e tyre të grupit do ta zhvlerësojnë Shqipërinë apo Kroacinë sepse edhe Kroacinë pak a shumë dhe kjo nuk është gjë e mirë.
Blendi Fevziu: Na nënvlerësojnë?
Albana Murra: Po, por kjo është gjë e mirë për ne./tvklan.al