Ka momente” titullohet kënga më e re e Devis Xherahut, me ritme pranverore që paralajmëron edhe projektet e tij të ardhshme. Nisur nga kënga, programi “Rudina” në Tv Klan ideoi një intervistë me të njëjtin titull për të duke ndërtuar pyetje në bazë të disa situatave.

Një prej situatave e vendosi Devisin përpara kompromisit më të vështirë që ka bërë, të cilin këngëtari e lidhin me humbjen  tragjike të të atit.

Rudina Magjistari: Ka një moment që duhet të bësh kompromise. Cili ka qenë kompromisi më i vështirë që ke bërë ndonjëherë?

Devis Xherahu: Unë jam një çikë rebel dhe kjo dihet edhe nga shoqëria ime e të gjithë. Kompromise mund të bëj në momente që se pret dhe kur ma kërkon kompromisin nuk e bëj dot. Por ka qenë momenti kur është larguar babai në 2007 nga jeta dhe unë në një kontratë që kisha në Greqi duhet të  punoja pas një jave. Ky është kompromisi më i madh që kam bërë me veten sepse dilja në skenë këndoja dhe shkoja në dhomë qaja. Ngushëllohesha me faktin që babai më shikonte gjithmonë, ai ka qenë muza ime dhe që unë jam ky që jam sot që të bëhesha artist.

Rudina Magjistari: Ka qenë e vështirë.

Devis Xherahu: Ky ishte kompromisi më i vështirë që më kujtohet tani.

Rudina Magjistari: Një zgjedhje e sforcuar.

Devis Xherahu: Shumë e sforcuar./tvklan.al