Khloé Kardashian dhe ish-burri i motrës së saj, Scott Disick kanë një raport të veçantë. Ata u njohën në vitin 2006 kur Scott ishte i lidhur me Kourtney. Edhe pse çifti u nda në vitin 2015, ai vazhdoi të kishte një marrëdhënie të afërt me motrën e vogël të ish-gruas.
Vitet e fundit, afrimiteti mes tyre ka nxitur teoritë e fansave se mund të ketë diçka më shumë se miqësi. Madje ka pasur edhe spekulime se Scott mund ta ketë lënë Khloé shtatzënë.
Ata u janë adresuar këtyre fjalëve në premierën e “podcast”-it të Khloé. “Çdo ditë, prindërit e mi më pyesin ‘ti e le Khloé shtatzënë?’ dhe unë i them ‘po ba, unë e lashë’. Ai thotë ‘në rregull’”, u shpreh Scott.
Por sipërmarrësja ndërhyri për të qartësuar keqkuptimet që mund të lindin nga sarkazma e tij: “Ti s’më ke lënë shtatzënë”.
Scott vijoi duke përmendur faktin që tabloidet gjithnjë e kanë lidhur edhe me motrat e tjera të familjes së famshme. “Çdo javë unë lija shtatzënë një motër tjetër. Ku janë fëmijët?”
Të dy rrëzuan edhe thashethemet se mes tyre ka pasur privatësi. “Ti ishe personi numër një që është kërkuar të jetë në ‘podcast’-in tim”, tha Khloé. “Dhe pyetja ime numër një… ka ndodhur ndonjëherë diçka mes nesh?”
Scott vazhdoi sërish me shakatë e tij duke thënë se po, por Khloé tha prerë: “Jo, s’ka ndodhur”.
Scott shtoi se njerëzve u pëlqen ta ekzagjerojnë miqësinë e tyre të ngushtë. Ai tha se sigurisht që herë pas here flet tepër për gjëra të neveritshme, por nuk e ka seriozisht./tvklan.al