Khloé Kardashian nuk ia ka zbuluar të vërtetën së bijës, True lidhur me divorcin nga Tristan Thompson.
Ylli i “Kardashians” tha në episodin e së enjtes se 6-vjeçarja “mendon se prindërit e saj janë të martuar”. Khloé i tha mikeshës së saj, Malika Haqq se moskorrigjimi i vogëlushes është “gjëja e duhur” për momentin.
“Kjo është ajo që dua t’i mësoj. Të martohet, të bëjë fëmijë”, shpjegoi 40-vjeçarja.

Në një rrëfim, ajo shton se do t’i qartësojë gjërat me vajzën “kur të rritet”. “Tani, besoj që bën gjëra për fëmijët e tu sepse fëmijët e tu s’duhet të përfshihen në problemet e të rriturve”.
Por ajo e pranoi se “e bezdis” fakti që True dhe Tatum shohin ish-çiftin dhe “mendojnë… kjo është martesa”.
Ajo u shpreh se fëmijët e saj mund të rriten duke besuar: “Je i martuar me dikë dhe nuk jeton me ty. Dhe kurrë s’të duhet ta puthësh apo të flini në të njëjtin shtrat”.

Khloé tha se “do t’i pëlqente” që fëmijët e saj ta shihnin “që të kishte dikë një ditë”. “Do të doja që ata të shohin dashurinë, afeksionin dhe romancën. Dua që ata ta përjetojnë”.
Ylli i serialit televiziv la të kuptohej se po njihej me dikë duke thënë “po bëj gjëra”, por nuk ka aplikacione takimesh.



Vitin e shkuar, Khloé zbuloi se nuk kishte dalë me dikë që pas përfundimit të lidhjes së saj me Tristan në vitin 2021./tvklan.al