Khloé Kardashian po bëhet më objektive sa i takon prioriteteve të saj. Në episodin e dytë të podcast-it të saj Khloé in Wonderland i cili u transmetua këtë të mërkurë, yllit të familjes Kardashian iu bashkua aktori britanik Jay Shetty.

Në një rrëfim të sinqertë për jetën dhe dashurinë, 40-vjeçaria nuk nguroi që të cekte paksa dhe jetën e saj personale. Kardashian tha se nuk i vinte turp nga e kaluara e saj romantike. Për këtë ajo iu referuar marrëdhënies së saj të mëparshme me Tristan Thompson.

Për marrëdhënien me këtë të fundit ajo tha se pavarësisht se nuk janë bashkë, ata vazhdojnë ta respektojnë njëri-tjetrin si prindër të fëmijëve të tyre. Ajo tha se këtë marrëdhënie e kishte “hedhur pas krahëve”, ku ndër të tjera thekson se gjithë historitë e saj romantike e kanë ndihmuar që të njihte më mirë veten. E për këtë pjesë është shprehur shumë e lumtur.

“Nëse takoj dikë pas dy muajsh, dy vitesh dhe dashurohem, shkëlqyeshëm, por nuk jam më aktive në skenën e takimeve, duke kërkuar dikë dhe jam shumë e lumtur. Ndihem shumë e përmbushur. Më pëlqen gjithashtu që kam lënë rreth tre vjet pushim nga takimi dhe ndihem sikur e kam njohur me të vërtetë veten në një nivel më të thellë. Dhe kur je ngecur me veten, ti thua, ‘Mirë, duhet të jem ballë për ballë me këtë version timin’, ose, ‘Çfarë dua të perfeksionoj?’ ,ose, ‘Si mund të jem një person më i mirë në këtë fushë?'”, tha ajo.

Sa u përket romancave të saj të fillimit Khloé Kardashian është treguar shumë transparente me fansat. Edhe pse një pjesë e historive të dashurisë iu kthyen në trauma ajo shprehet se i vjen mirë që i ka kaluar ato dhe se nuk ndjehet e turpëruar për atë që ka kaluar.

“Më është dashur të përballoj shumë trauma për të arritur deri në këtë pikë. Po flisnim për fillimin: mos i diskreditoni gjërat që ju sollën në këtë rrugëtim, edhe pse nuk do t’i uroja askujt atë që kam kaluar. Gjithashtu nuk më vjen turp për asgjë që kam kaluar në mënyrë romantike. Unë gjithashtu mendoj se është një nga superfuqitë e mia që kam kaluar nëpër ato gjëra dhe kam ende një butësi apo dashuri të tillë dhe për jetën”, përfundoi Khloé./tvklan.al