Pasi bënë një divorc të dytë, kësaj here me mediat britanike, Meghan dhe Harry duket se nuk janë interesuar aspak për ditën më të veçantë që ka Mbretëresha, ditëlindjen e saj.

Elizabeth festoi dje 94-vjetorin e saj, por ndryshe nga ajo që ka ndodhur më parë ku festimet ishin për 3 ditë me radhë, pandemia e Covid-19 e ndaloi këtë aktivitet.

Por ajo që u vu re është se dy rebelët e Pallatit Mbretëror që tashmë kanë hequr dorë nga titujt e tyre, Meghan dhe Harry nuk e uruan Mbretëreshën publikisht.

Ndonëse e gjithë familja nuk i kurseu fjalët e ëmbla për Mbretëreshën, çifti nuk ka bërë të njëjtën gjë. Cosmopolitan shkruan se shkak për këtë është bërë shkëputja prej disa javësh e tyre nga rrjetet sociale.

Klan Plus