Lajmin e kanë konfirmuar burime për Page Six nga pallati mbretëror
Princi Harry u përpoq në mënyrë të dëshpëruar të shkonte në shtratin e gjyshes së tij për t’i dhënë lamtumirën por kuptoi se ajo kishte ndërruar jetë pasi lexoi lajmet në internet.
Trishtimi dhe dëshpërimi u skalitën në fytyrën e Harrit ndërsa ai po shkonte në Balmoral, në rezidencën Mbretëreshës, disa orë pasi ajo kishte ndërruar jetë.
Një burim për pallatin Buckingham konfirmoi se askush nga familja mbretërore, apo ndonjë oborrtar, nuk e njoftoi Harry-n për t’i treguar për vdekjen e monarkes.
Princ Harry dhe Meghan Markle thuhet se u kthyen në shtëpinë e tyre në Montecito, Kaliforni, të mërkurën për t’u ribashkuar me fëmijët e tyre, Archie dhe Lilibet.
Pyetjes nëse Harry dhe vëllai i tij, Princi William, kanë ndrequr raportet, burimet e pallatit konfirmuan se të dyshja kanë folur në darka. Vdekja e mbretëreshës ka çuar në një përpjekje nga anëtarët e familjes për të shkrirë akullin midis Harry-t me Charles dhe William por pati momente gjatë dy javëve të fundit kur vendimi i pallatit për t’iu përmbajtur protokollit tregoi se sa të sikletshme mbeten ende gjërat.
Klan News