Dukesha e Sussex, Meghan Markle po kalon një periudhë të vështirë pasi humbi qenin e saj, Guy.
Përmes një postimi në “Instagram”, Meghan tha se ka derdhur shumë lot për ngordhjen e qenit të saj teksa e falenderonte atë për aq shumë vite dashurie pa kushte.
Më tej, Dukesha shkruan se ajo e kishte adoptuar qenin nga një strehë shpëtimi kafshësh në Kanada në vitin 2015 dhe se që atëherë ata kishin qenë të pandarë.
“Ai ishte me mua kur u fejova dhe më pas kur u martova, kur u bëra nënë. Ai ishte me mua për gjithçka: qetësinë, kaosin, rehatinë”.
Dukesha shtoi se stafi i strehës nga ku ajo kishte adoptuar qenin i referohej atij si “djaloshi i vogël” sepse ai ishte shumë i vogël dhe i dobët.
“Kështu që unë e quajta atë ‘Guy’. Dhe ai ishte djali më i mirë që çdo vajzë mund të kishte kërkuar.”
Postimi u shoqërua me një montazh fotosh dhe videosh ku Dukesha dhe familja e saj luanin me Guy. Dukesha shtoi se qeni do të shfaqet në serialin e saj të ardhshëm Netflix, të titulluar “With Love, Meghan”./tvklan.al