“With Love, Meghan” është seriali i Netflix me protagoniste dukeshën e Sussex-it, Meghan ka shtyrë debutimin e saj. Ndryshe nga sa ishte planifikuar premiera e serialit nuk do të shfaqet këtë muaj.

Lajmin e bëri të ditur vetë Meghan dhe sipas saj arsyeja ishte situata tragjike e zjarreve në Kaliforni. Seriali që ishte planifikuar të prezantohej më 15 Janar do të shfaqet më 4 Mars.

“With Love, Meghan” u xhirua në Kaliforni. Thelbi i gjithë servilit bazohet në këshilla, ose “truke” personale të cila demonstrojnë se sa e thjeshtë është që krijosh bukuri dhe në situata të papritura.

Teksa flakët “përpinë” Los Angeles Mgehan dhe bashkëshorti in saj, Princi Harry janë përpjekur të ndihmojë të prekurit dhe autoritet për situatën e vështirë./tvklan.al