Memoriali i Gjergj Kastriotit Skënderbeut mbetet një prej destinacioneve më të kërkuara në Lezhë nga vendasit dhe të huajt. Sipas të dhënave zyrtare për vitin 2024 vendvarrimi i Skënderbeut është vizituar nga më shumë se 19 mijë persona, duke thyer një tjetër rekord dhe duke njohur numrin më të lartë të turistëve që prej ngritjes së kësaj pike historike në vitin 1981.
Paulin Zefi, Përgjegjës i Trashëgimisë Kulturore në Lezhë: Deri sot që flasim bëhet fjalë për 19 mijë vizitorë plus. Nëse vazhdojmë me këtë trend, do thyejmë rekordin historik të vitit 2019, kur ishte koha pas restaurimit të plotë.
Pas vendvarrimit të Skendërbeut në Lezhë, vende me fluks vizitorësh janë edhe Kalaja Mesjetare,Muzeu Etnografik dhe Kisha e “Shën Premtës” në Balldre. Ndërsa numrin më të lartë të vizitorëve të huaj e kryesojnë hollandezët.
Paulin Zefi, Përgjegjës i Trashëgimisë Kulturore në Lezhë: Numri më i madh vijnë nga Hollanda, madje nga 13% ka shkuar gati në 20% të numrit total. Më shumë hollandezë, sesa ato me kombësi shqiptare.
Bashkëpunimi me agjencitë turistike dhe promovimi që i po i bëhet në vazhdimësi Lezhës, ka lujatur një rol të rëndësishëm në bumin turistik përgjatë këtij viti.
Klan News