Spanjollët kryesojnë numrin e turistëve të huaj që kanë vizituar vendet historike dhe ato të kultit në Lezhë në 4-mujorin e parë të vitit 2024.
“Krahas vijës mahnitëse bregdetare, Lezha të ofron mudnësi të mëdha turistike dhe me historinë apo kulturën, ç’ka e bën një magnet për vizitorët shqiptarë dhe të huaj në 12 muajt e vitit.”
Përgjegjësi i Trashëgimisë Kulturore Paulin Zefi thotë se nga janari deri në prill në këto vende janë regjistruar 6 200 vizitorë.
“Nëse vitet e tjera rreth 65% kanë qenë shqiptarë të Kosovës, këtë vit vendin e parë e zë Spanja dhe kemi një rritje të theksuar nga Skocia, Anglia, Irlanda.”
Përveç memorialit të Skënderbeut, të huajt kanë interes të vizitojnë edhe kështjellën mesjetarë të Lezhës apo edhe objektet e kultit.
“Jemi nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Lezha më duket shumë tërheqëse, është hera e parë që vij këtu.”
Megjithatë memoriali i Skënderbeut, një pasuri e madhe e trashëgimisë kulturore dhe historike të shqiptarëve është një nga arsyet se përse vizitorët në Lezhë nuk mungojnë gjatë gjithë vitit.
Tv Klan