Një anije e Marinës Mbretërore të Zelandës së Re u përfshi nga flakët përpara se të fundosej më vonë në ishullin e Samoas
Mjeti lundrues u përplas me një shkëmb teksa ishte në një mision studimi të shkëmbinjve në këtë zonë. Videot e kapura nga mediat lokale tregojnë tymin që del nga anija para se të fundoset. Disa anije të tjera pranë iu përgjigjën kësaj emergjence dhe ndihmuan në shpëtimin e ekuipazhit dhe pasagjerëve që ishin larguar nga anija me varka shpëtimi.

Shkaku i këtij aksidenti mbetet ende i paqartë dhe pritet të zbulohet nga hetimet e mëtejshme.
Shefi i Marinës, Garin Golding tha në një konferencë për shtyp në Auckland se një avion do të nisej për në Samoa për të sjellë 75 pjesëtarët që ishin në bordin e anijes në Zelandën e Re.
Klan News