Një mace e racës Maine coon me emrin Mittens u kthye në një ‘udhëtare’ aksidentale pasi kafazi i saj u harrua në avion dhe ajo bëri tre udhëtime në 24 orë midis  Zelandës së Re dhe Australisë.

Macja 8-vjeçare duhet të bënte vetëm një udhëtim me pronarët e saj nga Christchurch i Zelandës së Re  drejt shtëpisë së tyre në Melburn të Australisë më 13 janar. Por pronarja, Margo Neas tha se priti që Mittens të sillej nga ngarkesa e avionit dhe kaluan tri orë pa asnjë shenjë prej saj.

Më pas, stafi e njoftoi se avioni ishte kthyer në Zelandën e Re bashkë me Mittens. Kthimi zgjaste 7 orë e gjysmë. “Thashë si mund të ndodhë kjo? Si mund të ndodhë kjo? Oh Zot”, u shpreh Neas.

Piloti i linjës ajrore u njoftua për pasagjerin shtesë në bord dhe ndezi ngrohjen në seksionin e ngarkesave që Mittens të ishte rehat. Neas mësoi se një karrige me rrota kishte fshehur kafazin e Mittens dhe prandaj s’ishte vënë re.

“Nuk ishte një fillim i mbarë për jetën tonë të re në Melburn sepse nuk kishim familjen, s’ishim të plotësuar”, tha ajo.

Por e gjithë historia pati një fund të lumtur. Kompania që Neas përdori për të sistemuar udhëtimin e Mittens e mori macen pas kthimit në Christchurch dhe u sigurua që ajo të kthehej në Melburn, këtë herë pa asnjë telash.

Mittens thjesht kishte  humbur pak peshë, por s’kishte pësuar asnjë lëndim. “Ajo vrapoi në krahët e mi, u mbështoll aty dhe u përkëdhel si kurrë më parë. I çlirova”, tha Margo.

Air New Zealand do të rimbursojë shpenzimet e udhëtimeve të Mittens dhe ka kërkuar falje për shqetësimin përmes një deklarate./tvklan.al