Lionel Messi është zyrtarisht në historinë e Barcelonës. Futbollisti argjentinas ishte protagonist në barazimin që kampionët në fuqi të La Liga morën 2-2 përballë Valencias, duke shënuar një gol.
Realizim që e ngjit në kuotën e 643 golave personal me gjigantin spanjoll dhe që e barazon me një legjendë të futbollit botëror si braziliani Pele. Kampioni i botës e ka arritur këtë shifër me skuadrën e Santos, me të cilët u aktivizua nga viti 1956 dhe 1974.
Pas arritjes së rekordit, Pele e ka uruar me një status në rrjetet sociale, ku shkruan se e adhuron argjentinasin. Lionel Messi e shënoi golin e parë me Barcelonën në vitin 2005 dhe e arrin rekordin e Pele pas 748 ndeshjeve me fanellën e Barcelonës.
Por rekordi i Messi nuk i shërbeu Barcelonës për të marrë pikë të plota, ku pas 13 javësh numëron 6 barazime dhe gjendet 8 pikë pas kryesuesve të tabelës, Atletico Madrid.
Klan Plus