Për herë të dytë në histori, Philadelphia Eagles është kampion i Super Bowl. Mbrojtja dhe sulmi i “shqiponjave” shkëlqeu ndaj Kansas City Chiefs për të “shembur” ëndrrën e rivalëve për titullin e tretë radhazi.
Dominim absolut i Philadelphia, që triumfoi 40-22 në një spektakël të jashtëzakonshëm në fushën e lojës. Mahomes bëri diferencën, për t’u shpallur edhe më i miri i finales së madhe, që u ndoq nga mijëra tifozë në shkallët e stadiumit dhe miliona të tjerë që kishin zgjedhur ta ndiqnin sfidën në sheshet kryesore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Philadelphia hakmerret për atë humbje të dy viteve më parë, për t’u rikthyer sërish në majën e disiplinës të njohur si futbolli amerikan.
![](https://tvklan.al/wp-content/uploads/2025/02/Caesars.webp)
![](https://tvklan.al/wp-content/uploads/2025/02/Kendrick-Lamar-2.webp)
![](https://tvklan.al/wp-content/uploads/2025/02/Kendrick-Lamar-3.webp)
![](https://tvklan.al/wp-content/uploads/2025/02/Kendrick-Lamar-4.webp)
![](https://tvklan.al/wp-content/uploads/2025/02/Kendrick-Lamar-1024x682.webp)
![](https://tvklan.al/wp-content/uploads/2025/02/Kendrick-Lamar1.webp)
![](https://tvklan.al/wp-content/uploads/2025/02/Samuel-Jackson.webp)
Kendrick Lamar performoi në shfaqjen mes dy pjesëve, teksa në skenë në mënyrë të papritur u shfaq Serena Williams. Incident në stadium, me një flamur palestinez që u shpalos nga një tifoz që hyri në fushë për të neutralizuar më pas nga forcat e sigurisë.
Spektakli u ndoq nga yje të futbollit e muzikës, si Taylor Swift, Lionel Messi dhe Antoine Griezmann, ndërsa prezent ishte dhe Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, i cili bëhet i pari në këtë pozitë që ndjek finalen e Super Bowl.
Klan News