Te Barcelona po bëjnë gjithçka për të grumbulluar sa më shumë para për të plotësuar nevojat e klubit që ka ende borxhe të mëdha.
Mënyra e radhës është shitja në ankand e disa objekteve që përdoreshin në stadiumin “Camp Nou”. Në ankandin që do të nisë më 23 Janar dhe do të mbyllet më 13 Shkurt më i çmuari është dollapi i përdour nga Lionel Messi.
Ofertat do të nisin nga 350 mijë Dollarë. Natyrisht shuma pritet të rritet. Nga 100 mijë Dollarë nisin dollapët që kanë shfrytëzuar Maradona, Guardiola, Pique e Ronaldinho. Në shitje do të jenë edhe pikat penalltisë, flamujt apo fotografitë si fitues të 5 Champions League që ndodheshin në korridoret apo dhomat e zhveshjes. Shuma totale nga nis akandi i kalon 1 milionë Dollarët.
Tv Klan