Tapeti i kuq i Met Gala për vitin 2024 priti një mori yjesh me veshje përrallore mbrëmjen e djeshme. Ekspozita e këtij viti në Muzeun Metropolitan të Artit, e quajtur “Bukuroshet e Fjetura: Rizgjimi i Modës” është një demonstrim sesi teknologjia mund të rijetësojë materialet që janë shumë të vjetra dhe delikate.
Tematika është frymëzuar nga një rrëfenjë e J. G. Ballard për një kont që për të shamngur ardhjen e një turme të zemëruar drejt kështjellës së tij, këpuste një trëndafil nga kopshti derisa nuk mbetën më të tillë.
Nisur nga kjo, tapeti u mbush me veshje me motive florale, të krijuara me teknologji të lartë apo edhe me disa homazhe për Bukuroshen e Fjetur.
Bad Bunny, Chris Hemsworth, Jennifer Lopez dhe Zendaya ishin bashkëorganizatorë përkrah Anna Wintour, kryeredaktores së Vogue.





















