Asnjë ngjarje në tapetin e kuq nuk përcjell të njëjtin emocion dhe entuziazëm si Met Gala. Çdo vit, të famshmit parakalojnë me veshje nga më të paimagjinueshmet, të kompletuara edhe me grimin e flokët, por pas nuk mbeten as thonjtë.
Këta të fundit nuk i shohim dot që në fillim si fustanet, por fotot që publikohen më pas tregojnë se çfarë veprash arti krijojnë manikyristët e personazheve të njohur. Më poshtë gjeni disa modele të thonjve më të bukur nga Met Gala e këtij viti bashkë me disa këshilla.
Gigi Hadid

Mei Kawajiri përshtati thonjtë e modeles me fustanin e dizenjuar nga Thom Browne. ‘French’ i bardhë i zbukuruar me trëndafila të verdhë 3D janë një përzierje e klasikes me lozonjaren.
Zendaya

Zendaya zgjodhi diçka të thjeshtë, por u sigurua që të tërhiqte vëmendje me thonjtë e saj në ngjyrë vishnje të errët në çokollatë që kombinonin me makijazhin me tone të errëta.
Sabrina Carpenter

Këngëtarja nuk i është ndarë nuancave të blusë kohët e fundit, e cila duhet thënë se i shkon shumë pasi i nxjerr në pah sytë. Fustani i saj i kaltër me të zezë u përshtat bukur me thonjtë gri me shkëlqim metalik të zbukuruar me gurë xixëllues.
Cynthia Erivo

Modelet e saj të thonjve në tapetin e kuq nuk janë kurrë të zakonshëm. Thonjtë e gjatë me majë u zbukuruan me brumbuj të tharë, bimë xhelatinoze, petale trëndafilash dhe grimca floriri përpara se të limoheshin, ngjyroseshin dhe të ishin gati për kopshtin e Met Gala.
Jennifer Lopez

Thonjtë natyralë të Jennifer Lopez u mbuluan nga një manikyr transparent dhe pak pluhur kromatik për t’i shtuar shkëlqimin.
Lizzo

Lule florale transparente 3D në thonj të gjatë me majë dhe nude, por që do i vënë re të gjithë.
Greta Lee

Thonj transparentë akulli, me bazë të bardhë dhe maja që duken si akuj që shkrijnë.
Ayo Edebiri

Thonjtë e Ayo u përshtatën bukur me fustanin e saj nga Loewe. Ngjyra të ëmbla pastel, ‘ombre’, ‘chrome’ dhe lule 3D të zbukuruara me lule të thara e perla kombinuan shumë trende bashkë.
Lil Nas X

Frymëzuar nga veshja e tij me mbi 50.000 kristale Swarovski, thonjtë e këngëtarit përzienë ‘chrome’, të zezën dhe gurët.
Karol G

Këngëtarja latine zgjodhi thonj në ngjyrë rozë të lehtë, thuajse transparente dhe kristale të gjelbra që kombinonin me fustanin e saj nga Marc Jacobs./tvklan.al