Pas përplasjeve mes Shqiptarëve dhe Serbëve në luginen e Preshevës para një viti situata atje është kthyer në normalitet. Kryetari i partisë për veprim demokratik dhe kryetari i komunës së Preshevës, Riza Halimi, ka vlerësuar si pozitive rezultatet e marëveshjes së vitit të kaluar. Ai u takua në Beograd me ministrin e jashtëm të vendit, Ilir Meta, ku kanë ndarë mendime të përbashkëta për pozitën që gëzojnë aktualisht Shqiptarët në luginën e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit. Në një intervistë për Tv Klan zoti Halimi edhe pse pranojë se është bërë progres në kalimin e krizës politike të Beogradit ka vënë në dukje indiferencën e autoriteteve Jugosllave për zgjidhjen e disa cështjeve delikate për Shqiptarët.

Procesi politik ka një temp më të ngadalshëm, kemi pritur që disa cështje të ecin më shpejtë e posacërisht nuk kemi hapur ende temat serioze të arsimit ku ka probleme shumë të ndijëshme që presin zgjidhje, më pas në pjesën e kulturës, mbrojtjes shëndetësore, mbrojtjes sociale, në përgojimin zyrtarë të gjuhës shqipe e cila është një temë që nuk ka filluar ende të diskutohet, ka probleme edhe në të drejtën e peërdorimit të simboleve kombëtare por mbi të gjitha nuk kemi ende asnjë hap konkret mbi zhvillimin ekonomik”, u shpreh Halimi.

Këto kërkesa i ka përkrahur edhe zv/kryeministri i Shqipërisë zoti Ilir Meta në takimet e tijë me autoritetet më të larta Jugosllave. Ndërësa me presidentin Jugosllav Koštunica, është folur kryesisht për stabilitetin e rajonit. Zoti Koštunica është shprehur se respektimi i të drejtave të njeriut, i pakicave si dhe i kufijëve egzistues do të kontribuonte në këtë stabilitet. Nga ana tjetër zv/kryeministri Shqiptarë Ilir Meta deklarojë se Shqipëria mbështet procesin e normalizimit të situatës në Kosovë dhe krijimin e kushteve të përshtatëshme për jetesën e përbashkët të të gjithë qytetarëve te sajë./tvklan.al