Mianmari po përballet me përmbytje të mëdha për shkak të goditjes nga tajfuni “Yagi”. Sipas autoriteteve shtetërore, më shumë se 230 mijë banorë janë detyruar braktisin shtëpitë për shkak të vërshimeve të ujit.
Kryeqyteti Naypyidaë është ndër zonat më të goditura. Të paktën 33 persona raportohet të kenë humbur jetën. Ndërsa autoritetet qeverisëse kanë kërkuar ndihmë nga shtetet e tjera për të përballuar këtë fatkeqësi natyrore. Për banorët që kanë mbetur të pastrehë janë ngritur kampe të përkohshme të ndihmave.
Numri i viktimave besohet se është shumë herë më i lartë. Ekipet e shpëtimit thonë se nuk kanë mjaftueshëm varka për t’u shkuar në ndihmë personave të përmbytur apo që janë bllokuar në zonat e goditura.
Tajfuni “Yagi” është stuhia më e fuqishme këtë vit që ka goditur Azinë. Më parë u goditën Vietnami, ishulli kinez Hainan dhe Filipinet. Së fundmi edhe Mianmari. /tvklan.al