Numri i njerëzve të cilët kanë vdekur si pasojë e tajfunit “Yagi” është rritur në më shumë se 226 persona, nga ku 80 të tjerë rezultojnë ende të zhdukur.
Tajfuni përfshiu Vietnamin verior, Laos, Tajlandën dhe Mianmarin javën që shkoi. Sipas shifrave zyrtare në të gjithë rajonin kanë mbetur të vdekur më shumë se 500 njerëz, si pasojë e përmbytjeve dhe rrëshqitjeve masive të dheut.
Agjencitë e Kombeve të Bashkuara thonë se rreth 631 mijë njerëz janë prekur nga përmbytjet masive, me rrugë të bllokuara, ura të dëmtuara dhe linja komunikimi të ndërprera, të cilat kanë një pengesë e madhe në ofrimin e ndihmës.
OKB paralajmëron gjithashtu se më shumë se gjysmë milioni njerëz në vendin e shkatërruar nga lufta kanë nevojë urgjente për ushqim, ujë të pijshëm, strehim dhe rroba. Këto janë ndrë përmbytjet më të këqija në Mianmar vitet e fundit.
Tajfuni shkatërrimtar “Yagi” u mori jetim 10 personave në Tajlandë dhe një tjetri në Laos. Nga ana tjetër në Vietnam numri i viktimave është 292 me 38 të zhdukur, më shumë se 230 mijë shtëpi të dëmtuara dhe 280 mijë hektarë tokë të mbjellë të shkatërruar./tvklan.al