Funksioni më i ri i Inteligjencës Artificiale në Microsoft po ngre shqetësime në lidhje me sigurinë që u ofron përdoruesve.
Këtë javë kompania gjigande e teknologjisë tregoi dhe aplikoi mjetin më të ri të quajtur “Recall” për kompjuterët Windows. Kjo risi e re do të veprojë si një “makinë kohe”. Nëpërmjet “Recall” përdoruesit mund të tërheqin shpejt çdo gjë që ndodhet në ekranet e pajisjeve të tyre Microsoft.
Ata nuk do të kenë më nevojë që të kërkojnë me fjalë kyçe një dokument, foto, video apo informacion, mjafton që të përdorin mjetin e ri dhe gjithçka në ekranet e tyre do të tërhiqet.
Kjo është një mënyrë më e thjeshtë dhe efikase pasi do u kursejë kohë dhe lodhje përdoruesve. Por pavarësisht avantazheve që do u ofrojë përdoruesve, ekspertët e teknologjisë dhe të sigurisë kibernetike janë më skeptikë.
Një profesoreshë e AI në Universitetin e Maryland-it, Jen Golbeck tha për “CNN”: Funksioni i tërheqjes mund të përbëjë një “makth” nëse pajisjet personale teknologjike Microsoft të përdoruesve bien në duart e gabuara. Materialet dhe dokumentet mund të qëndrojnë në pajisjen tuaj, por kjo nuk do të thotë se ato nuk mund të arrijnë në personat e gabuar. Më pas nuk do të kem më mundësi për të mbrojtur veten edhe nëse përdor modalitetin “incognito” ose edhe nëse fshin historinë, sepse mjeti ka qasje të gjithçka që ka qenë në ekranin e pajisjes tuaj.
Nga ana tjetër Rregullatori i pavarur i Mbretërisë së Bashkuar ICO tha: Po hetohet për të kuptuar masat mbrojtëse në vend për të mbrojtur privatësinë e përdoruesit. Ne presim që organizatat të jenë transparente me përdoruesit për mënyrat se si përdoren të dhënat e tyre. Gjithashtu duhet të përpunohen të dhenta personale vetëm në masën që është e nevojshme për të arritur një qëllim specifik.
Megjithëse i ashtuquajturi kërkim semantik është një hap i madh përpara për AI. Ai vjen në një kohë kur industria po ecën kaq shpejt dhe rregullatorët e qeverisë, kompanitë dhe konsumatorët ende nuk po kuptojnë se si ta përdorin teknologjinë me përgjegjësi.
/tvklan.al