Mijëra vullnetarë të të gjitha moshave dhe kombësive të ndryshme u mblodhën në rajonin lindor të Spanjës të Valencias për të ndihmuar në përpjekjet e pastrimit dhe për të siguruar ushqim dhe ujë për të prekurit.

Bilanci i deritanishëm nga përmbytjet ka arritur në 211. Shfaqja e solidaritetit nga shumë njerëz ishte si një dritë në fund të tunelit mes shkatërrimit, fatkeqësia më vdekjeprurëse e motit që ka goditur vendin.

Duke punuar pa u lodhur, ata po pastrojnë mbeturinat dhe po ofrojnë ndihmë për të prekurit. Me traktorët dhe zjarrfikësit që ndihmojnë, vullnetarët po përpiqen të heqin makinat e grumbulluara brenda që janë shpërndarë nëpër rrugë.

“Ne duhet të heqim makinat, të pastrojmë mbeturinat dhe të sjellim disa organizata këtu në qytet, sepse është një rrëmujë dhe ne jemi braktisur. Askush nuk ka ardhur ende këtu nga autoritetet të na ndihmojnë”, tha një banor.

Një alarm të ri për mot të keq është vendosur në ishujt Belearik, Katalonjë dhe Valencia, ku shirat pritet të vazhdojnë gjatë fundjavës.

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sancez, ka urdhëruar angazhimin e 5.000 ushtarëve shtesë dhe 5.000 zyrtarëve policorë në rajonin e Valencias, teksa banorët vijojnë kritikojnë autoritetet për përgjigjen e dhënë pas vërshimeve katastrofike. Qeveria federale në Madrid është përballur me kritika sepse nuk e ka mobilizuar ushtrinë më shpejt dhe e ka refuzuar një ofertë të qeverisë franceze, për të dërguar 200 zjarrfikës.

Klan News