Një ndërtues milioner dyshohet se ka strehuar të paktën 120 emigrantë të paligjshëm në pjesën e pasme të shtëpisë, fare pranë banesë së tij me vlerë 2 milion paund.
60 – vjeçari Gerry Fitzgerald, sipas asaj që shkruan e përditshmja “The Sun”, thuhet se ka ndërtuar 5 kabina me disa shtretër në pjesën e pasme të vilës së tij që ndodhet në veri të Londrës, ku qiramarrësit paguajnë rreth 333 paund në muaj.
Ai dyshohet fiton rreth gjysmë milion paund çdo vit vetëm nga emigrantët, ndërsa besohet se e paguajnë qiranë nga të ardhurat që marrin nga taksapaguesit britanikë.
Ndërkohë, vetë Fitzgerald jeton në një mansion me 5 dhoma gjumi, pak metra larg këtij vendi, që sipas dokumenteve rezulton se janë ndërtuar në mënyrë të jashtëligjshme.
Sipas “The Sun”, dyshohet se ai paguan një çift rumun për të drejtuar këtë operacion dhe që ‘mbledhin’ qiraxhinjtë e rinj nga aeroporti, gjatë gjithë kohës.
Një burim i tha gazetës së bëhet fjalë për rrethim të izoluar dhe se janë rreth 120 banorë që jetojnë aty. Sipas burimit, në rast se drurët do të përfshiheshin nga flakët gjithçka do të shkrumbohej në pak kohë.
Emigrantët mësohet se janë kryesisht nga Europa Lindore dhe jetojnë aty prej më shumë se 4 vitesh.
Sipas burimit të gazetës, burrat punojnë gjatë ditës dhe më pas flenë gjumë në shtretërit që përdoren nga burrat e tjerë, të cilët punojnë gjatë natës.
Ky ‘minifshat’ i jashtëligjshëm ndodhet në një rrugë ekskluzive, ku jetojnë milionerë si Mike Ashley apo bosi i Arsenal, Arsene Wenger.
Në një vëzhgim të sajin, “The Sun” pa të paktën 20 makina që shkonin dhe vinin nga kjo zonë.
Ndërsa një inspektim i kryer në Janar të 2016 – ës zbuloi rreth 50 persona brenda këtyre dhomave. Burime thonë se numri është dyfishuar në 18 muaj.
Në Maj të 2016 – ës, këshilli e urdhëroi Fritzgerald që të shkatërronte 3 ndërtesat dhe 5 kabinat. Ai humbi çështjen në Gjykatën e Lartë dhe do të duhet të largohet nga ky vend në fund të vitit.
Vetë biznesmeni i ka mohuar akuzat./tvklan.al