Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Mass, ka deklaruar sot se rregullimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi do të ishte në të mirë të të dyja vendeve.

Po ashtu ai është shprehur çëshjta mes Prishtinës dhe Beogradit duket të zgjidhet me bisedime dhe shtoi se integrimi i Serbisë në BE varët nga procesi i dialogut me Kosovën.  

“Kjo tani hap një mundësi të mirë për t’u përdorur për të gjetur një zgjidhje në formën e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse.

Një marrëveshje e tillë do të mundësonte anëtarësimin në BE në të ardhmen, kjo do të ishte me rëndësi të madhe për të ardhmen e njerëzve në Serbi dhe Kosovë”, ka thënë Mass për gazetën serbe “Kurir”.

Ministri ka theksuar se rregullimi i marrëdhënieve Beograd-Prishtinë është një nga kushtet për anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian./tvklan.al