Në fundin e errët dhe të qetë të oqeanit, një reaksion kimik po prodhon oksigjen pa nevojën e gjallesave bimore.
Ky zbulim ka mahnitur shkencëtarët sepse rrëzon konsensusin e përgjithshëm se për të prodhuar oksigjenin nevojiten organizmat fotosintetikë.
Andrew Sweetman dhe kolegët e tij nga Shoqata Suedeze për Shkencën Detare e bënë këtë zbulim ndërsa matnin nivelet e oksigjenit në shtratin e oqeanit për të përcaktuar ndikimet e gërmimit në të.
Në thellësinë e Paqësorit, gurë të zinj janë të shpërndarë në shtratin e tij. Në më shumë se 4000 metra thellësi, u vu re se niveli i oksigjenit rritej ngadalë, por procesi nuk ndërpritej.
“Kur i morëm këto të dhëna, menduam se sensorët kishin defekt sepse çdo studim i mëparshëm në thellësi të detit ka treguar konsumimin, jo prodhimin e oksigjenit. Ne ktheheshim dhe i rikalibronim sensorët por përgjatë 10 vjetëve, vazhdonin të tregonin rritjen.
Vendosëm të përdorim një metodë rezervë që funksiononte ndryshe nga sensorët që ne përdorim dhe kur të dyja metodat rezultuan njësoj, e dinim se kishim zbuluar diçka të re”.
Për të hetuar misterin, shkencëtarët morën disa gurë për të parë nëse ishin ata burimi i “oksigjenit të errët”.
Përhapja e tyre në shtratin e oqeanit është si një tapet. Ata janë depozita natyrale të metaleve të rralla si kobalti, mangani dhe nikeli, të lidhur si polimetale.
Nodet e përveçme polimetalike prodhojnë deri në 0.95 Volt energji ndërsa kur ndërlidhen mund të arrijnë lehtësisht në 1.5 Volt që nevojiten për të ndarë oksigjenin nga uji në reaksionin e elektrolizës.
“Duket se kemi zbuluar një ‘gjeobateri’ natyrale. Këto ‘gjeobateri”janë baza për një shpjegim të mundshëm të prodhimit të oksigjenit të errët në oqean”, tha kimisti Franz Geiger.
Ndërsa ka ende shumë kërkime për të bërë, siç është shkalla e prodhimit të oksigjenit nga nyjet polimetalike, ky zbulim ofron një shpjegim për rezistencën misterioze të “zonave të vdekura” të oqeanit edhe pas ndalimit të gërmimit në det./tvklan.al