Denoncimi i rradhës ka të bëjë me një plazh publik që jepet me qira sezonale. Plazhi në Sarandë, i është dhënë me dokumenta të falsifikuara një 65-vjeçari, të quajtur Vladimir Canaj. Ky i fundit rezulton me aftësi ndryshe dhe trajtohet me kemp në Bashkinë e Sarandës si invalid.

Administratori i një tjetër plazhi privat thotë se i krijohen shqetësime pasi plazhi i Vladimirit nuk ka rrugë dhe bie në pjesën e plazhit tjetër privat.

Administratori: Jam administrator i një plazhi këtu në Sarandë, kam punuar dhe vjet pa probleme, ndërsa këtë vit, tek ky plazhi që kam unë, ngjitur ja kanë dhënë një personi tjetër, një Vladimir Canaj. Nuk e dimë se si e ka marrë, vajtëm u interesuam në bashki dhe asnjëri nuk na jep informacione. Ndërkohë që plazhin që i kanë dhënë këto tek bashki, nuk ka as rrugë se ku të kalojë, duhet të kalojë me patjetër këtu tek unë. Them pyesim, nuk na japin asnjë përgjigje. Saranda është vend i vogël dhe këtu merren vesh që të gjitha se çfarë bëhet dhe çfarë s’bëhet. Mjafton të pyesësh, ky Vladimir Canaj është i paaftë o vëlla mendërisht, del rrugëve gjasme kap peshk anës detit dhe po ju them se ku shkon që ta shihni vetë. Unë dyshoj se kjo punë është bërë nga disa të tjerë dhe i kanë marrë letrat, plazhin dhe e administrojnë vetë.

“Stop” takoi 65-vjeçarin, i cili cdo ditë qëndron në një cep të qytetit, anës detit dhe imagjinon sikur po peshkon. Ai as që e ka idenë që në emër të tij, është marrë një plazh publik me qira sezonale.

Vladimir Canaj: Jam nga Saranda.

Gazetari: Cili është mendimi juaj, duhet të ketë plazhe private apo shtetërore?

Vladimir Canaj: Shtetërore, po çfarë private. Po shiko ç’bëhet këtu, një shezlong 50 mijë Lekë. Ku ka bërë vaki ndonjëherë?

Në bashkinë e Sarandës, një prej specialistëve që i ka dhënë në dorëzim plazhin Vladimir Canajt në fillim thotë se e ka bërë Agjensia Kombëtare e Bregdetit, por më pas thotë se duhet kërkesë me shkrim.

Specialisti, Bashkia Sarandë: Ne kemi vepruar sipas ligjit…

Gazetari: Të kujt ligji?!

Specialisti, Bashkia Sarandë: Bëj një kërkesë, të të kthejmë një përgjigje!

Gazetari: Po si i është dhënë plazhi një personi me aftësi ndryshe dhe që merr Kemp këtu në Bashki? Një këtu, si mund t’i jepet plazhi një që nuk ka rrugë ku të hyjë ai?! Se je dhe specialist…

Specialisti, Bashkia Sarandë: Jo, jo! Këto të gjitha vendosen nga AKB-ja.

Gazetari: Jo, jo! Ai bën një para kontratë në Bashki njëherë dhe i thotë AKB-së kam një X biznes, një gjë, e ke verifikuar ti si specialist, ai ka biznes ai që e ka marrë plazhin me qira. Parakontrata bëhet këtu dhe ju e keni në dorëzim, kur ia dorëzoni plazhin…këtij personi me aftësi ndryshe?

Specialisti, Bashkia Sarandë: Mund të bësh një kërkesë zyrtare dhe të kthejmë përgjigje.

Ish-gruaja e Vladimirit vjen në bashki kur grupi i “Stop” po xhironte dhe tregon sesi kanë përdorur dokumentat e Vladimirit me një person tjetër Tomë Mllugja për të marrë plazhin me qira.

Gazetari: Ne po e ndjekim si emision, ku i është dhënë plazhi dikujt që është me aftësi ndryshe, gjë që s’i lejohet. I është thënë plazhi dikujt që s’ka rrugë dhe po e ndjekim si emision. Tani të thirri Sabi, (ish-gruaja e Vladimirit) se unë nuk të njoh.

Ish-gruaja e Vladimir Canaj: Dhe e treta, kontratën që ka bërë Vladimiri, që është bërë kontrata në emër të Vladimirit për 10 dhoma, është prishur…

Tomë Mllugja: Pse?!

Ish-gruaja e Vladimir Canaj: Është prishur. Kujt ia more ti?

Tomë Mllugja: Indritit!

Ish-gruaja e Vladimir Canaj: A bravo! Indriti e ka prishur thotë ky…?!

Gazetari: Do vërtetohet edhe kjo, që aplikimi që është bërë është fiktiv, sepse 10  dhomat nuk janë sepse kemi Indritin që thotë ia kemi dhënë kështu sa për letra… Unë e di, që e ka AKB-ja të gjithë gjënë…

Tomë Mllugja: Po mirë! Më fal një sekondë! Plazhi nuk i lejohet ta marrë një person me aftësi të kufizuara? Pse, ça ka ai…?

Gazetari: Po nuk i lejohet! Në AKB është bërë çdo gjë…

Tomë Mllugja: Po Ledioni është shoku im i ngushtë…

Gazetari: Po pra, e shikon? Ti e ke shok të ngushtë. Ta ka dhënë plazhin në shkelje.

Tomë Mllugja: Jo mo, s’ka lidhje. Ma ka dhënë me drejtësi…

Gazetari: S’ka si të ta ketë dhënë me drejtësi se ia ka dhënë një personi me aftësi ndryshe me Kemp. Gjej një tjetër mo, gjeje për shembull Genci Angjellarin, që është sagllam…

Tomë Mllugja: Dakord mo, dakord..!

Gazetari: Jo mo dakord, se ne fund të ditës, ndodh çfarë ndodh, atë të shkretin nuk e kap asnjë vepër penale. S’mund ta shfrytëzoni personin që është me aftësi ndryshe.

Ish-gruaja e Vladimir Canaj: Më kap mua që kam prokurën…

Gazetari: O Sabi, lëre tani, se s’ka lezet..!

Ish-gruaja e Vladimir Canaj: Mirë…

Gazetari: Ti e ke Ledionin shok të ngushtë. Ja doli gjithçka, se kush fshihet pas…

Tomë Mllugja: O vëlla! Jo se doli. I kam thënë në qoftë se më takon, ma jep!

Gazetari: O po ne nuk jemi budallenj. Në qoftë se takon t’ia japë shokut të ngushtë plazhin…

Në AKB Tiranë është e pamundur të takosh drejtorin Lako edhe pse ai ndodhet në zyrë.

Sekretarja e Drejtorit AKB: Kërkesa bëhet poshtë me shkrim. Po nuk është këtu.

Gazetari: Po është, sepse sapo ka pirë duhan. Dikush është aty…

Sekretarja e Drejtorit AKB: Kërkesa bëhet poshtë më shkrim..!

Zëdhënësja për media, AKB: Çfarë problemi ka?

Gazetari: Dua një takim me drejtorin Lako për ta pyetur për një plazh privat që ia ka dhënë në Sarandë një personi me aftësi ndryshe, ku pas këtij personi fshihet një tjetër, i cili pohon që është shoku i ngushtë i drejorit.


/tvklan.al