Gjatë gjithë historisë njerëzore, shpellat kanë qenë lokacione thelbësore për strehim, për t’u lutur apo për të fshehur gjëra. Njerëzit kanë lënë gjurmët e tyre në botën nëntokësore, nga pikturat e lashta të gjetura në shpellën Lascaux deri te shpellat misterioze të Ajanta dhe Ellora. Përveç rëndësisë së tyre historike, shpellat ngjallin frikë… Brenda tyre, arkeologët kanë zbuluar fosile, artefakte të lashta dhe madje edhe qytetërime të tëra.

Në vitin 2000, nën sipërfaqen e shkretëtirës Chihuahuan të Perusë minatorët zbuluan një shpellë plot me disa nga kristalet më të gjigante në botë, me përmasa deri në 36 metra gjatësia dhe peshë 55 ton. Kristalet thuhet se janë formuar nga aktiviteti vullkanik rreth 26 milionë vjet më parë.

Një nga veprat më magjepsëse të shekullit 20 u zbulua nga fermerët kinezë në vitin 1974. “Luftëtarët e Terra- Cottës”, një ushtri trupash prej balte që u gjend në një shpellë nëntokësore afër Xi’an-it dhe besohet se datojnë 2200 vite më parë.

Në vitin 2008 u zbuluan bizhuteri 45 mijë vjeçare. Ky byzylyk jeshil u zbulua në shpellën Denisova në Siberi.

Në një shpellë stalaktiti të fshehur në Izraelin verior, Hen Zakai bëri një zbulim të mahnitshëm. Dy monedha të vjetra argjendi që ishin fshehur për më shumë se 2,000 vjet, të cilat janë prodhuar gjatë mbretërimit të Aleksandrit të Madh.

Në vitin 2023 një çift që po vizitonte zonën e njohur si “Shpella e Dragoit” në Norvegjinë lindore, bëri një gjetje të papritur. I vendosur në bazën e Drakeåsen, ose “kodrës së dragoit”, kjo shëmbëlltyrë e çuditshme thuhet se është e frymëzuar nga përralla e parë fantastiko-shkencore e Norvegjisë në fund të viteve 1700, e cila lidhej me nocionin se dragonjtë jetonin në majë të malit. Lidhja intriguese midis folklorit dhe një zbulimi të tillë e bën kulturën e historinë e Norvegjisë akoma më misterioze.

Në 2012-ën shkencëtarët zbuluan një specie të re të mahnitshme në thellësitë e sistemit më të thellë të shpellave në botë, Lukina Jama-Trojama e Kroacisë. Kërmilli i vogël, transparent u gjend 3200 metra nën sipërfaqe. Është një specie krejtësisht e verbër, vetëm dy milimetra e gjatë. Ky zbulim mahnitës nxjerr në pah misteret që qëndrojnë brenda shpellave më të thella të planetit, ku edhe organizmat më të vegjël mund të zbulojnë aspekte të pazbuluara deri tani të biodiversitetit.

Gjatë eksplorimit të shpellave të “Stump Cross” në Yorkshire në vitin 1980, u zbulua një objekt interesant: një kafkë ujku. Kjo e fundit thuhet se daton që nga epoka e akullit.

Tekstet hebraike që njihen si “Rrotullat e Detit të Vdekur” janë zbuluar përgjatë 10 viteve, duke filluar nga viti 1946 deri në 1956 në 12 shpella afër Detit të Vdekur. Këto 972 tekste datojnë nga shekulli i parë deri në shekullin e tretë para erës sonë dhe janë ndër gjetjet më të rëndësishme historike dhe fetare.

Një qenush i humbur u gjet në një shpellë në Missouri në gusht 2022. Në postimin e tij në Facebook, Rick Haley rrëfeu se si ai dhe eksplorues të tjerë zbuluan qenin e sëmurë, Abby, në shpellën “Tom Moore”. Pronari i Abby e kishte kërkuar që nga 9 qershori 2022.

Wow! Shpellat “Waitomo Glowworm” në Zelandën e Re ofrojnë një shfaqje magjepsëse nëntokësore. Mijëra krimba biolumineshent dhurojnë drita të ngjashme me yjet në qiell. Emri i tyre shkencor është Arachnocampa luminosa, dhe drita është mënyra si ata ata tërheqin gjahun.

/tvklan.al