Greqia do ta mbështesë Shqipërinë në përpjekjet e saj për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian, me kushtin që të respektohen të drejtat e minoritetit grek në vendin tonë.
Kjo është deklarata e bërë përpara nisjes së samitit BE-Ballkani Perëndimor nga Kryeminsitri grek Kyriakos Mitsoakis, i cili u shpreh se Greqia po investon në marrëdhënie të mira dhe të qëndrueshme me Shqipërinë.
“Procesi i anëtarësimit të Shqipërisë me Bashkimin Evropian është mënyra më e mirë për të siguruar që pretendimet e pakicës kombëtare greke do të realizohen. Ne po përpiqemi në këtë drejtim.
Shqipëria e di shumë mirë se ne jemi rregullatorët e shpejtësisë me të cilën ajo do të ecë drejt Europës së bashkuar. Dhe sa më shpejt që ajo të përmbushë detyrimet e saj, që rrjedhin nga e kaluara si për të drejtat e vetëvendosjes apo për të drejtat pronësore të minoritetit grek, aq më shpejt ne do të mbështesim në vijim kursin e saj europian”.
Marrëdhëniet mes Athinës dhe Tiranës u tensionuan pas arrestimit të kryebashkiakut të Himarës, Fredi Beleri për blerje votash në zgjedhjet lokale të 14 Majit.
Tv Klan