Përfitojnë mjekët specialistë që janë emëruar para 1 Korrikut 2022, për një periudhe 3-vjeçare
Mjekët specialistë të cilët punojnë larg vendbanimit do të paguhen 15 mijë Lekë shtesë për të kompensuar kostot e udhëtimit.
Qeveria shqiptare ka vendosur kompensimin financiar për mjekët specialistë të emëruar për të punuar në spitalet larg vendbanimit të tyre për një periudhë 3-vjeçare, të cilët përmbushin kontratën me Ministrinë e Shëndetësisë për të punuar atje ku ka mungesë të mjekëve.
Me urdhër të ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu është vendosur që në bazë të detyrimit kontraktor me Ministrinë këta mjekë përfitojnë 15 000 lekë në muaj.
Vendimi vlen për mjekët që janë emëruar dhe kanë filluar detyrën para datës 1 Korrik 2022, dhe do të jenë përfitues të kompensimit për kosto jetese për pjesën e mbetur të kohëzgjatjes së kontratës 3-vjeçare.
Mjekët duhet të vërtetojnë që ushtrojnë detyrën larg vendbanimit të tyre, duke depozituar pranë institucionit shëndetësor ku janë emëruar një vërtetim banimi nga institucionet kompetente.
Mjekët të cilët ndjekin specilizimet afatgjata në mjekësi në kuotat e mbuluara nga Ministria e Shëndetësisë, pas përfundimit të specializimit në spitalet universitare, në bazë të detyrimit kontraktor me Ministrinë, emërohen sipas nevojave të sistemit shëndetësor publik për një periudhë tre-vjeçare. Për herë të parë mjekët që punojnë larg vendbanimit do të paguhen 15 mijë lekë shtesë mbi pagën mujore. Gjatë periudhës së verës sipas ministrisë së shëndetësisë në spitalet e rretheve janë emeruar 100 mjekë të rinj specialist. Vendimi është botuar në fletorën zyrtare dhe ka hyrë në fuqi.
Klan News