Mjeti më i ri i Inteligjencës Artificiale i Google, “Whisk” u jep mundësinë njerëzve që të ngarkojnë një foto për ta kthyer atë në një imazh të kombinuar. Mjafton vetëm një foto dhe përdoruesi do të marrë informacionin që kërkon pa pasur nevojën që të shpjegojë me tekst.

Përdoruesit mund të fusin imazh që përshkruajnë objektin, cilësitë përpara se “Whisk” të kombinojë gjithçka.

“Whisk” konsiderohet si një ndër mjetet më të shpejta në krahasim me redaktuesit tradicionale, për të gjetjen dhe përpunimin e informacioneve, e aq më tepër me anë të imazheve. Në thelb, “Whisk” synohet si një veçori argëtuese e AI, dhe jo si diçka që supozohet të jetë punë e rafinuar profesionale.

Kompanitë e mëdha të teknologjisë si Google dhe OpenAI po garojnë për të nxjerrë në treg produkte të konsumit që mund të shfaqin përdorimet e teknologjisë së re fantastike.

Që kur OpenAI lançoi fillimisht mjetin e tij të krijimit tekst në imazh, Dall-E, në vitin 2021, koncepti i veprave artistike të krijuara nga Inteligjenca Artificiale ka pushtuar rrjetin. “Whisk” është një gjenerues imazh për imazh, i bazuar në konceptin e kërkimit tekst për imazh.

“Whisk” i Google është ndërtuar mbi AI gjeneruese të zhvilluar nga DeepMind, laboratori i AI që Google bleu në vitin 2014. Ai është fillimisht i disponueshëm si një faqe interneti në Google Labs për përdoruesit në SHBA dhe është në fazat e hershme të zhvillimit./tvklan.al