Kamerat kanë filmuar momentin kur një anije mallrash ndahet më dysh gjatë një stuhie duke vrarë tre anëtarë të ekuipazhit. Anija, e quajtur Arvin, u nda në dy pjesë dhe u mbyt në brigjet e detit të Zi në Turqi ndërkohë që ishte rrugës për Bullgari.
Mësohet se 6 pjesëtarë të ekuipazhit u shpëtuan nga forcat e kërkim-shpëtimit, ndërkohë që janë tërhequr trupat e tre viktimave. Në video dallohet se si ndahet anija pas përplasjes me dallgët e mëdha. Në panik pjesëtarë të stafit lajmëruan emergjencat. Më pas ndërhyri një frigatë e marinës turke.
Ata i gjetën anëtarët e ekuipazhit në varka shpëtimi. Sipas Al Jazeera-s, anija po mundohej që të ankorohej në një port për shkak të motit të keq. Por për shkak të dallgëve të forta gjithçka shkoi keq./tvklan.al